Basha: Mbështesim qeverinë

Nga Stafi i Exit
Basha: Mbështesim qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot se opozita mbështet qeverinë në çdo përpjekje që u vjen në ndihmë qytetarëve.

Pasi vizitoi banorët e Lagjes 7 në Durrës, ku bëri thirrje që banorët e kësaj zone të ndihmohen pasi nuk e kanë të qartë ku të strehohen, Zoti Basha propozoi një plan me 3 pika:

  1. Organizimi inxhinierëve për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave
  2. Ndarja në dy kategori: të banueshme dhe të pabanueshme, që banorët të kenë qartësi se çfarë do të bëjnë, të rrinë aty apo jo
  3. Të anulohen afro 150 milionë dollarë të planifikuara për 10 oligarkë dhe fondet të kalohen urgjentisht për ndihmë banorëve në nevojë

Propozimi i Zotit Basha vjen pas një takimi me ekspertë të ndërtimit që ai zhvilloi të dielën. Prej këtij takimi ai tha se kishte mësuar faktin se vendi ka të paktën 500 specialistë “të gatshëm për të dhënë kontributin”.

Rreth situatës, Kryetari i PD-së tha se “njerëzit kërkojnë ndihmë konkrete, nuk kërkojnë teatër” dhe se “opozita do të mbështesë çdo përpjekje që u vjen në ndihmë qytetarëve:

“Situata kërkon angazhim konkret. Prandaj, në emër të opozitës, mbështesim çdo përpjekje që u vjen në ndihmë këtyre njerëzve në nevojë dhe, nga ana tjetër, po bëjmë çfarë kemi në dorë si opozitë, për t’i ndihmuar, përmes vullnetarizmit dhe mbështetsve tanë. Tani nuk është koha as për shfaqje, as për fotografi, as për teatër”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>