Basha mbështet Dhomën Amerikane të Tregtisë, korrupsioni po i vjedh të ardhmen Shqipërisë

Nga Exit News
Basha mbështet Dhomën Amerikane të Tregtisë, korrupsioni po i vjedh të ardhmen Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshëndeti deklaratën e Dhomës Amerikane të Tregtisë, sipas së cilës Shqipërisë i mungojnë investimet e huaja pasi nuk ka klimë të mirë të të bërit biznes.

Me anë të dy postimeve në “Twitter”, Basha tha se korrupsioni është ai që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve dhe kjo se potenciali po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”.

Sot Dhoma Amerikane e Tregtisë u shpreh se vendi ka nevojë urgjente për një reformë të thellë në klimën e biznesit, si e vetmja mënyrë për të tërhequr investime të huaja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>