Basha: Mbyllja e shkollave i takon ekspertëve jo mua

Nga Exit News
Basha: Mbyllja e shkollave i takon ekspertëve jo mua

“Unë nuk marrë përsipër të bëj komente që i takojnë vetëm ekspertëve”, ju përgjigjë kryetari i PD -së Lulzim Basha pyetjes së gazetares se “ju e shikoni se një gjë jo normale që të mbyllen?”.

Ai tha se e mirëpret reflektimin e Ramës për kalimin e shkollës pjesërisht online.

Por “unë nuk jam këtu për të marrë meritat se reflektoi apo s’reflektoi. Roli im kryesor sot si opozitë, si kryetar i opozitës, është të bëj gjithçka për të kursyer jetë njerëzish”, tha Basha për gazetaren, pas takimit me kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe, Hekuran Duka.

Gjithashtu Basha tha se i ka “ofruar prej marsit sugjerimet, planet konkrete, të ekspertëve më të mirë të shëndetësisë dhe të ekonomisë”, kryeministrit Rama.

Për këtë ai u shpreh se në këto momente të vështira nuk ka menduar për kundërshtarin politik por për njeriun që “dua s’dua unë, sot merr vendime për shqiptarët”.

“Nuk më shkon mendja kurrë që në këto momente të vështira ta bëj duke pasur parasysh kundërshtarin politik. Por kam pasur parasysh njeriun që dua s’dua unë, sot merr vendime për shqiptarët”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>