Basha me Eurokomisionerin, dakordësi se kriza zgjidhet përmes zgjedhjeve

Nga Exit News
Basha me Eurokomisionerin, dakordësi se kriza zgjidhet përmes zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi pasditen e sotme eurokomisionerin e ri për zgjerimin, zotin Oliver Varhelyi, me të cilin tha se kishte gjetur “dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira, sipas kushteve të Bundestaguit”.

Pas takimit me eurokomisionerin në zyrat e delegacionit të BE-së, zoti Basha tha për gazetarët:

“… Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i asaj reforme sipas kushteve të Bundestagut janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njëri – tjetrin”.

Basha mirëpriti reformën e pritshme në BE për anëtarësimet e reja, e cila do të bazohet më tepër në rezultate konkrete se sa vlerësime politike për progresin e secilit vend kandidat.

Ai tha se zgjedhjet pas miratimit të reformës zgjedhore janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës.

Basha u pyet nëse opozitën e detyruan ndërkombëtarët për t’u ulur në tryezë me maxhorancën. Ai u përgjigj:

“[…] ndërkombëtarët detyruan maxhorancën të pranojë ta nxjerrë procesin nga parlamenti ilegjitim i damianëve, imerëve, avdylajve dhe të pranojë që reforma të kalojë vetëm me konsensusin e opozitës së bashkuar dhe jo me rrotaxhilet e krimit dhe paterciat e tyre në pseudoparlament.”.

Kryetari i opozitës theksoi se qëndrimi i tyre për kryeministrin nuk ka ndryshuar: “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>