Lulzim Basha u takua sot me përfaqsues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në daljen për median, Basha komentoi buxhetin e qeveris dhe foli për planin ekonomik të PD-së. Ai tha se:
Qindra milionë dollarë në vend që të ndihmojnë shtresat në nevojë, përfundojnë në duart e 13 oligarkëve.
Buxheti përbën një vjedhje të hapur të qindra milionë dollarëve. 146 milionë dollarë që do ti jepen 13 njerëzve nesër. Kjo do të çojë në thellim të krizës. Do të cojë në një rritje të borxhit publik.
PD dhe partnerët ndërkombëtarë kanë një plan për ta nxjerr Shqipërinë nga kriza. Ne do të ndalim këto koncesione korruptive. Ti kthejmë lekët tek qytetarët, tek studentët, tek biznesi i vogël. Dhe do të kthejmë konkurencën e tregut të lirë, do të heqim barriera e fshehura, duke eleminuar bandat e inspektorëve tatimorë. Biznesi sot qeverinë e ka shqetësimin kryesor.
Me planin tonë për nesër ne do ti japim fund kësaj situate do të vemë në kontroll borxhin publik. Do të rrisim pagën minimale me 300 euro dhe do të rrisim pensionet, do të rrisim mbështetjen për politikat sociale, arsimin profesional, dhe investimet publike që ndihmojnë ekonominë. Investime me kosto reale dhe jo si investimi prej 300 milionë euro në koncesionin e fundit Milot-Balldren.
Largimi i kësaj qeverie është ilaci për këtë krizë të thellë ekonomike dhe politike.