Basha mohon të ketë takuar ndonjëherë Milaim Bellanicën

Nga Exit News
Basha mohon të ketë takuar ndonjëherë Milaim Bellanicën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mohoi të ketë takuar ndonjëherë Milaim Bellanicën, një shqiptar i Kosovës, i cili akuzon Bashën se ka zhdukur kasetën e regjistruar prej tij në masakrën e kryer nga serbët në Krushë të Madhe.

Gjatë një interviste në emisionin Opinion, Basha deklaroi:

“Kaseta e masakrës së Krushës së Madhe sipas vetë dëshmive të tij, është marr nga Dashmir Peza, apo BBC, në atë kohë si përkthyes i BBC, fakt që unë e kam mësuar përmes deklarimit të tij.

Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica dhe vetë fakti që kaseta është marr nga BBC dhe është transmetuar më pas nga 180 kanale botërore.

Sipas pohimeve kaseta është marr nga BBC, e nxorët ju këtu, e tha Dash Peza. Që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>