Basha, ndërkombëtarët dhe qeveria teknike garancia e vetme për zgjedhje të lira

Nga Exit News
Basha, ndërkombëtarët dhe qeveria teknike garancia e vetme për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike dha sot një intervistë për televizionin Abc News, gjatë të cilës tha se:

1 — Krijimi i qeverisë teknike u miratua ditën e hënë si pjesë e marrëveshjes zgjedhore

Në dokumentin e miratuar të hënën, keni të shkruar të zezë mbi të bardhë, pasi mbarojnë 13 kriteret, që “parakusht është vullneti politik dhe ndarja e partisë nga shteti”, që është gjuha që ka përdorur ODIHR-i në raporte.

2 — Kjo qeveri teknike do të jetë njësoj si ajo e Maqedonisë së Veriut:

Propozimi që kemi, që ka funksionuar dhe po funksionon dhe në një vend fqinj, me probleme të ngjashme, por jo kaq të thella, siç është Maqedonia e Veriut që, deri në anëtarësimin e vendit në BE, vendi të ketë 100 ditë para zgjedhjeve një qeveri tranzitore që të zbatojë garantimin e këtyre rregullave.

3— E vetmja garanci  për zbatimin e marrëveshjes janë ndërkombëtarët:

Historia e Majit 2017 nuk do të përsëritet sipas Lulzim Bashës, pasi këtë herë, sipas tij ndërkombëtarët, janë të ndërgjegjësuar, si dikur për ligjin e dekriminalizimit.

4 — Shqipëtarët nuk i shqetëson dorëheqja ose jo Bashës nëse humb zgjedhjet:

Unë nuk mendoj se shqiptarët preokupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>