Basha në Bubq: Pas 25 prillit, do keni një qeveri që do mendojë për ju

Nga Exit News
Basha në Bubq: Pas 25 prillit, do keni një qeveri që do mendojë për ju

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte të dielën në Bubq, ku takoi banorët të cilët janë prekur nga përmbytjet e ditëve te fundit.

Gjatë vizitës banorët i adresuan atij problematikat e tyre.

Basha ka shpërndarë një video në Facebook, ku njëri prej banorëve shprehet se askush nuk ka shkuar t’i vizitojë ata.

Banori deklaroi:

“Nuk ka ardhur askush, as nga autoritet lokale, se qendrore nuk bëhet fjalë. 2021 ka përmbytjet më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë. Nuk janë pastruar kanalet kulluese”.

Basha duke folur me banorët e Bubqit u premtoi se nëse PD vjen në pushtet ata do të kenë ‘një qeveri që do të mendojë për qytetarët’:

“Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vetë”.

Të dielën kryedemokrati Basha vizitoi edhe Shkodrën, një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente dhe të vërë në dispozicion të banorëve të tërë burimet shtetërore të nevojshme.

Në Shkodër ishte të dielën edhe kryeministri Edi Rama për të parë situatën nga afër. Rama iu përgjigj Bashës duke thënë se ndjen keqardhje për të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>