Basha në Divjakë: PD do të rikthejë stabilitetin ekonomik në vend

Nga Exit News
Basha në Divjakë: PD do të rikthejë stabilitetin ekonomik në vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bisedoi me qytetarë dhe sipërmarrës turistik të Divjakës që po mendojnë mbylljen e bizneseve të tyre.

Ata i treguan kryedemokratit se  kanë larguar nga puna më shumë se gjysmën e stafit.

“Kjo përkthehet në qindra kryefamiljarë pa rrogë dhe mijëra ekonomi familjare në krizë, si asnjëherë tjetër.” – tha Basha.

Pavarësisht gjendjes së keqe ekonomike, kryeministri planifikon 1,2 miliardë euro për t’i dhënë për koncesione, theksoi Lulzim Basha.

Ai i premtoi banorëve të Divjakës se me taksën 9% dhe 1 vit moratorium për inspektorët e tatimeve, do të rikthehet stabiliteti ekonomik në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>