Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash deklaroi të premten para qytetarëve të Elbasanit se duhet të votojnë PD “për qetësinë”.
“Më 25 prill, Elbasanit do të votojnë për qetësinë e familjeve të tyre, për paqen në zemrat e prindërve, për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një model arsimi për rininë”, u shpreh Basha.
Ai tha se PD shtroi rrugën e zhvillimit e të infrastrukturës në Elbasan.
“Vepra të tjera i lamë gati për t’i përfunduar, si rruga e Qukë-Qafë Plloçë. Por 8 vite me radhë, 8 vite dështime, i lanë këto projekte përgjysmë, i mbushën shtëpitë me të papunë dhe i zbrazën nga shtëpitë të rinjtë. 8 vite vuajtje, padrejtësi, dhunë”, tha ai.