Basha në Golem: Me PD turizmi do të rikthehet në prioritet kombëtar

Basha në Golem: Me PD turizmi do të rikthehet në prioritet kombëtar

Kreu i Partisë Demokratike vizitoi disa biznese në Golem nga ku denoncoi mungesën e ndihmës së qeverisë ndaj tyre për përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit.” – tregon Basha.

Kreu i PD ofroi zgjidhjen e forcës së tij politike duke premtuar se do ta kthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe subvencionuar të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Basha tha se taksa për biznesin do të jetë 9 % dhe premtoi heqjen e taksës për karburantet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>