Lulzim Basha i premtoi qytetarëve të Kamzës se do të mbështesë sipërmarrësit dhe punësimin e të rinjve. Ai takoi disa pronarë biznesesh të vogla të zonës që i treguan se ka mungesë konsumi nga klientët.
Një tregtar i tha kreut të Partisë Demokratike se pas koronavirusit njerëzit nuk kanë më mundësi të bljenë të gjitha ushqimet.
“Janë shtuar ata që vijnë e marrin me listë ushqimet. Ka raste dhe bananet i marrin me listë me shpresën se do t‘i paguajnë kur të marrin rrogën ose pensionin” – tha njëri prej tregtarëve.
Basha i tha qytetarëve se kjo situatë do të përfundojë së shpejti dhe i kërkoi të bëhen bashkë me të për të sjellë ndryshimin.