Basha në Kamëz: Nëse bëhemi bashkë, këtij zullumi i vjen fundi shpejt

Nga Exit News
Basha në Kamëz: Nëse bëhemi bashkë, këtij zullumi i vjen fundi shpejt

Lulzim Basha i premtoi  qytetarëve të Kamzës se do të mbështesë sipërmarrësit dhe punësimin e të rinjve. Ai takoi disa pronarë biznesesh të vogla të zonës që i treguan se ka mungesë konsumi nga klientët.

Një tregtar i tha kreut të Partisë Demokratike se pas koronavirusit njerëzit nuk kanë më mundësi të bljenë të gjitha ushqimet.

“Janë shtuar ata që vijnë e marrin me listë ushqimet. Ka raste dhe bananet i marrin me listë me shpresën se do t‘i paguajnë kur të marrin rrogën ose pensionin” – tha njëri prej tregtarëve.

Basha i tha qytetarëve se kjo situatë do të përfundojë së shpejti dhe i kërkoi të bëhen bashkë me të për të sjellë ndryshimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>