
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin me një familje nw Lushnje të enjten, premtoi se do të jap një bonus prej 30 mijë lekësh në muaj për fëmijët nga 0-5 vjeç nëse merr drejtimin e qeverisë.
Po ashtu, ai premtoi ndihmë për shkollimin në të gjitha nivelet nga ai 9-vjeçar deri në unviersitet.
“Edhe në universitet, kemi parashikuar që pavarësisht në çfarë niveli ekonomik ka familja, mos mbetet fëmija pa arsim të lartë,” u shpreh Basha.
Ai shtoi se problemet ekonomike në vend vijnë pasi një pjesë pasurohet me korrupsion në kurriz të tjetës.
Ndaj, ai shpalli qëllimin e tij për të anulluar monopolet dhe oligopolet e për të garantuar rregulla të barabarta për të gjithë e konkurrencë tregu.