Basha në Lushnje: Bonus prej 30 mijë lekësh në muaj për fëmijët nga 0-5 vjeç

Nga Exit News
Basha në Lushnje: Bonus prej 30 mijë lekësh në muaj për fëmijët nga 0-5 vjeç

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin me një familje nw Lushnje të enjten, premtoi se do të jap një bonus prej 30 mijë lekësh në muaj për fëmijët nga 0-5 vjeç nëse merr drejtimin e qeverisë.

Po ashtu, ai premtoi ndihmë për shkollimin në të gjitha nivelet nga ai 9-vjeçar deri në unviersitet.

Edhe në universitet, kemi parashikuar që pavarësisht në çfarë niveli ekonomik ka familja, mos mbetet fëmija pa arsim të lartë,” u shpreh Basha.

Ai shtoi se problemet ekonomike në vend vijnë pasi një pjesë pasurohet me korrupsion në kurriz të tjetës.

Ndaj, ai shpalli qëllimin e tij për të anulluar monopolet dhe oligopolet e për të garantuar  rregulla të barabarta për të gjithë e konkurrencë tregu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>