
Në një takim elektoral në Paskuqan, Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ndesh me një grup qytetarësh, ish-mbështetës të PS, të cilët deklaruan se do të mbështesnin PD në të ardhmen.
Nga ana e tij Basha u shpreh se besimin që i kanë dhënë e ndjen si përgjegjësi.
“Njësoj siç kanë vuajtur demokratët, kanë vuajtur edhe shumica dërrmuese e socialisteve, papunësinë, emigracionin, ilacet e parimbursuara, çmimi i energjisë…,” tha ai mes të tjerash.
Basha shtoi se ai nuk do t’i ndajë shqiptarët dhe se mirëpret qindra e mijra socialistët që, sipas tij po i bashkohen ndryshimit.