Basha: Në qeverinë time, Ramën e pret drejtësia dhe ndëshkimi

Nga Exit News
Basha: Në qeverinë time, Ramën e pret drejtësia dhe ndëshkimi

Kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se qeveria e tij do të dërgojë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama.

Pyetur gjatë një interviste në Syri Tv, nëse do të ketë ndonjë ofertë koalicioni me Ramën, Basha deklaroi:

“Për Ramën s’kam asnjë ofertë koalicioni e nuk pranoj asnjë ofertë dhe kam vetëm një mesazh: Pas 25 prillit e pret drejtësia, ndëshkimi i merituar, ato dosje që janë bërë gati të korrupsionit galopant do shkojnë në drejtësi e të hetohen.”

Basha tha se nuk ka asnjë iluzion se një kryeministër i korruptuar si Rama nuk mund t’i kërkohet qeveri teknike para zgjedhjeve, por vetëm duhet mundur në zgjedhje:

“T’i kërkosh njeriut që e ka vjedhur Shqipërinë deri në kockë, që në kulmin e pandemisë bënte tendera sekretë e po vjedh ca ka mbetur para se të largohet, për qeveri teknike në funksion të shqiptarëve është utopi e s’merrem fare me utopi, por bëj detyrën time si opozitë.

Një njeri i tillë do largohet, si janë larguar njerëzit e kalibrit të tij në Evropë dhe në botë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme