Basha në Shkodër: Qeveria të marrë masa urgjent, banorët u lanë pa ndihmë

Nga Exit News
Basha në Shkodër: Qeveria të marrë masa urgjent, banorët u lanë pa ndihmë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha vizitoi, të dielën, Shkodrën për të parë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit nga shiu dhe dalja e lumenjve nga shtrati.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente dhe të vërë në dispozicion të banorëve të tërë burimet shtetërore të nevojshme.

Duke theksuar se nuk është ‘koha për të bërë politikë’ Basha tha se qeveria duhet të kishte menaxhuar më mirë situatën, për të parandaluar dëmet e mëdha:

“Detyra kryesore e qeverisë është të menaxhojë më mirë situatën, nuk është koha për politikë, por mund të menaxhohet më mirë, mund të ishin parandaluar disa dëme. Situata po precipiton me shpejtësi.”

Ai i bëri thirrje Ramës që të ndalojë propagandën dhe të ndihmojë qytetarët në terren:

“Qeveria të lërë mënjanë propagandën dhe t’i shtrohet punës për të marrë masat.

Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen masa urgjente. Duhet dislokimi i gjithë resurseve shtetërore.”

Basha tha se përfaqësuesit e PD-së ndodhen në terren për të parë nga afër situatën dhe ndihmuar banorët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>