Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e nisi të dielën më një fushatë elektorale nga Tropoja.
Ai u bëri thirrje banorëve të ndëshkojnë qeverinë me votë në 25 prill.
“Pa larguar Edi Ramës nuk ka ndryshim”, tha Basha.
Ai u tha banorëve se qeveria e tij “do të jetë e të gjithë shqiptarëve”.
Tropoja dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë janë lënë në harresë, tha Basha dhe shtoi se është detyrë e qeverisë së re, për të bërë ndryshimin.
“Tetë vite të gjatë, një dimër pafund për familjet, sipërmarrjet, fermerët, dimër plot vështirësi prindërit dhe punët e tyre. Tetë vite dështime dhe premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokasë prapë dhe të kërkojë 4 vite të tjera”, tha Basha.
Ai tha se qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë vëmendje, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në BE, “do të bëhet realitet vetëm duke votuar jo për ndryshimin”.
“Ndaj nga ky shesh, le të ushtojë ky bashkim i madh për ndryshim, që do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. Nëntë për të ardhmen e fëmijëve tanë, nëntë për fëmijët që nuk duhet të largohen por ta vijojnë jetën këtu”, tha kreu i PD.