Kreu i Partisë Demokratike deklaroi të martën në një takim me banorët se kryeministri Edi Rama ka dështuar dhe duhet larguar.
Ai tha se nëse PD në mandatin e parë të qeverisjes nuk i mban premtimet, nuk do të kërkojë një mandat të dytë.
“Largimi i Ramës është detyrë patriotike. Nëse ne nuk do të mbajmë premtimet që kemi dhënë, nuk duam mandat të dytë”, tha Basha.
Ai tha se PD do të ndihmojë bizneset.
“Ne do të japim subvencione për bizneset. Do ndreqim vendin. Mezi po e pret Shqipëria ndryshimin”, tha Basha.
Ai tha se PD një plan serioz që pensionet që të rriten minimumi dyfishi i inflacionit ose 5% në qoftë se inflacioni është më i ulët.