Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përsëritur sot nga Kukësi kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Në një takim me të rinj të shkollave të mesme të qytetit ai u shpreh:
“Tashi ca po bëjmë, tashi i kemi thënë do të hapësh rrugën për zgjedhje, do hapësh rrugën për zgjedhje, do lesh shqiptarët dhe kuksianët të shkojnë në zgjedhje? Po nuk e hape me të mirë, pastaj rruga tjetër që ngelet, me forcë, me guxim, me përballje”.
Basha i premtoi të rinjve kuksiane se sapo të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.
“Asnjë tra, asnjë pengesë nuk do të ketë. Do të keni vetëm lehtësira dhe mundësi…”.
Ai i ftoi të rinjtë të mos emigrojnë, por të qendrojnë në Shqipëri sepse emigrimi nuk është zgjidhje:
“Mos u largoni drejt Anglisë, atë që do të zbrasë Shqipërisë do ta qërojmë. Nuk do ta lejojmë Shqipërinë që të zbraset nga ky brez i mrekullueshëm. Edhe çështjen e universitetit do ta kemi në plan, ashtu si dhe në zonat e tjera ku janë mbyllur universitetet. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta”.