Basha nga sheshi i Teatrit: të gjithë qytetarët të bëhen bashkë për të larguar Edi Ramën

Nga Exit News
Basha nga sheshi i Teatrit: të gjithë qytetarët të bëhen bashkë për të larguar Edi Ramën

Lulzim Basha, Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bëhen të gjithë bashkë për të larguar të keqen e këtij vendi.

“Një bashkim i madh shqiptarësh që me votë t’i japin fund. Nuk ka asnjë rrugë të shkurtër. Rruga e vetme se si vendet e ndryshojnë fatin e tyre, largohet vetëm me votë me bashkimin e qytetarëve. Sot duhet të braktisim frikën. Afera e teatrit, tenderat korruptiv, papunësia, varfëria ka vetëm një emër Edi Rama.

Nuk jam këtu për të komëntuar, por për tju thënë ju dhe qytetarëve se kjo ëshët një provë për të nisur ndryshimin, por të merremi me gjobat e Lulzim Bashës i kemi bërë shërbim Edi Ramës. Forca e këtij regjimi qendron nëse ne merremi me gjëra ët vogla. Ne duhet të bëhemi të gjtihë bashkë për të larguar të keqen e këtij vendi.

Secili në një kontekst demokratik të vendosim për të ecur përpara. Me këtë terror, frikë, që ai mendon se të kyç një popull të tërë nuk mund të vazhdohet më”, tha Zoti Basha për gazetarët nga sheshi i Teatrit Kombëtar natën e sotme para gazetarëve.

Ai tha se po betonizohet çdo cep i Tiranës për inetersa të mafies:

“Duhet të mendojmë kryebetonieri i mafies në tiranë, po mbush çdo hapësirë me beton. Dhe çdo hapësirë që mudn të ndërtohej teatri, jepen dhe falen për pastrimin e drogës”.

Kryetari i PD-së tha se Kryeministri Rama po mendon të shembë teatrin ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë qindarkë për popullin:

“Shumica dërmuese kanë mbetur pa asnjë qindarkë. Vendi është në një krizë ekonomike, dhe më pas turret të kryej një megavjedhje. Një qeveri që nuk paguan bukën e gojës qytetarëve vjen ët dnërtojë hajdutshe teatrin. Me ca mandati me të Avdylajve, Niçes, Ymer Lalës. Ai ka kontratë me kriminelët dhe me oligarkët”.

I pyetur nëse ka kuptim që qeveria të vazhdojë me gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Basha u përgjigjë se:

“Fatkeqësia natyrore nuk ka asnjë kuptim. Është një shfaqje e shëmtuar për të luajtur me nervat e njerëzve. Në shqipëri nuk ka ligj, nuk ka kushtetutë, nuk ka drejtësi”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>