Basha: Një grusht njerëzish duan të mbajnë Shqipërinë peng

Nga Exit News
Basha: Një grusht njerëzish duan të mbajnë Shqipërinë peng

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të martën në emision Përballë në RTSH se “ka një grusht njerëzish që duan të mbajnë peng Shqipërinë”.

Ai tha se ata duan ta mbajnë Shqipërinë të varfër, të pashpresë, të lodhur e të pavendosur.

Basha tha se sondazhet tregojnë se 95 në 100 studentë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri.

“Kjo është status cuo-ja që ju leverdis një grupi njerëzish, të cilët sot e konsiderojnë veten e tyre zot të gjithçkaje, të naftës, të bregdetit, të buxhetit, të tenderëve, të tokave, të pyjeve, të kullotave, të gjuetisë, të peshkut, të mishit, të eksportit, të importit”, tha Basha.

Ai tha se Rama nuk ka asnjë program për mandatin e tretë që kërkon dhe merret vetëm me programin e PD dhe me Bashën.

“Çfarë bëre me programet, me planet dhe me premtimet e tua? Ku i ke 300 mijë vendet e punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ta zbuloi pandemia se në çfarë gjendje është .Ku e ke uljen e taksave për 97% të shqiptarëve? Dhe shumë e shumë premtime të tjera se nuk kam ndër mend të zgjatem”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>