“Partia Demokratike dhe opozita nuk merr pjesë në asnjë proces apo diskutim për zgjedhje apo zgjidhje politike pa dalë para drejtësisë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve me krimin”. Kështu u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë një dalje për mediat. Meë tej ai shtoi se:
Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.
Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.
Ata që mendojnë se Edi Rama do t’ia hedhë, gabohen. Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq. As paratë, asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.
Ai ka shkelur çdo ligj, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda. Ai ka shkelur çdo standard sado minimal demokratik. është bërë ortak me krimin, në mënyrën më të pamëshirshme për popullin e tij.
As merecenerët, as naivët që mbyllin sytë para bashkëpunimit të tij me krimin, sicc bënë për kanabisin, nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën. Ai ka tradhëtuar popullin e tij, ka tradhëtuar Shqipërinë.
Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve, por vetëm ato të një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gruepve kriminale.
Ikja e Ramës është në interes të integrimit të Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën në krye, Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria, do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon.
Pa Edi Ramën, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Në botën demokratike ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.
Represioni policor mbi opozitën nuk do të kalojë lehtë. Ata që mendojnë se do të burgosin opozitën dhe do të trembin opozitën, e kanë gabim. Ata do të mbajnë përgjegjësi shumë shpejt për këtë gjë.
Duke u shprehur mbështetijen time dhe të PD-së familjeve të të gjithë atyre që po persekutohen nga regjimi policor në pushtet, dua t’ju premtoj se ne nuk harrojmë dhe ne nuk falim.
30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. nuk ka asnjë lidhje me njerëzit, nuk është dita e vullnetit të njerëzve.
30 qershori është dhe do të jetë nul. Ai do t’i japë goditje të rëndë psuhtetit të Edi Ramës dhe krimit. Ju ftoj të gjithëve të jeni të matur dhe të kini besim tek kauza jonë, tek forca jonë.
Unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar, shumë prej jush vuajnë direkt pasojat e regjimit kriminal të Edi Ramës. Me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës.
Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë. Ne kemi tregaur kurajë dhe forcë së bashku. Ne kemi treguar se e duam lirinë dhe demokracinë. Këtë do të tregojmë edhe më 30 qershor.