Basha: Nuk kam marrëveshje me Edi Ramën

Nga Exit News
Basha: Nuk kam marrëveshje me Edi Ramën

Kryetari i PD-së Basha theksoi se nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Ai akuzoi Ramën si burimin e këtyre thashethemeve me qëllim heqjen e vëmendjes nga vështirësitë ekonomike.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje mes meje dhe Edi Ramës, tha Zoti Basha në një intervistë për Mirela Milorin, në Abc News.

Basha tha se Edi Rama mundet me votë të lirë dhe të ndershme, pavarësisht sistemit zgjedhor:

“Ne kemi nisur punën për bashkimin e shqiptarëve dhe për të garantuar ruajtjen e votës. Nese ka zgjedhje të lira dhe të ndershme ne fitojmë edhe me këtë sistem”.

Gjithashtu, zoti Basha ripërsëriti kërkesën e tij për qeverinë tranzitore, 100 ditë para zgjedhjeve.

Ndërsa, për aludimin e Ambasadores amerikane për marrëveshje për minimin e reformës në drejtësi, Basha tha se ambasadorja Kim ju drejtua deputetëve socialistë që kërkojnë të ndryshojnë reformën:

“Twitteri i ambasadores i drejtohet atyre që duan ta ndryshojnë reformën. Ju keni dhënë disa intervista të deputetëve socialist që duan ta ndryshojnë. Reformën po e minojnë ata që vjedhinparatë e shqiptarëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>