Basha nuk lëkundet nga kërkesa për qeveri teknike

Basha nuk lëkundet nga kërkesa për qeveri teknike

Kryetari i PD-së Lulzim Basha bisedoi me gazetarët dje në mbremje pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Zoti Basha sqaroi çështjet e diskutuara me përfaqësuesit e PPE-së të martën e shkuar. Ai tha se:

[M]ua mu paraqit një dokument me tre pika, ku paraqiteshin shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave teknikë dhe një paketë mikse për Presidentin me konsensus, kalimit të kryetarit të KQZ te PD.

4 ministrat teknikë të caktuar nga Rama me miratimin tonë nuk pranua, pasi ka blerë deputetë të opozitës dhe LSI, pasi do të kthente 4 ministrat teknikë të bindur ndaj tij. Propozimi unë ishte që qeveria duhet të ishte pa Ramën kryeministër.

Zoti Basha u shpreh se: “gjatë video konferencës me presidentin e PPE-se Joseph Daul ofrova gjithçka personale me qëllim arritjen e një marrëveshje. Ky është qëndrimi ynë pa ekuivok. Jemi gati të ofrojmë gjithçka që mundemi ne, madje dhe unë personalisht, për votën e lirë të shqiptarëve”.

Ai theksoi se qëndrimi i PD-së është i qartë — “Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng një komb të tërë”.

“Ne marrim peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike përmes dialogut nëse vjen. Për ne kjo është zgjidhja. Zgjidhje tjetër deri më sot nuk ka. Për ne është qeveria teknike me mandat të qartë popullor,” — shtoi Basha.

Ai bëri publik vendimin e grupit parlamentar të PD-së, i cili është “të mbështesë qëndrimin e deritanishëm të opozitës për zgjedhje të lira dhe demokratike”.

Për takimin e ditës së nesërme ndërmjet Zotit Basha, Zotit Rama dhe Presidentit Nishani, kryetari i opozitës u shpreh se do të shkoj vetëm me ofertën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>