Basha në Vorë: 100 milion Euro në vit subvencione për fermerët

Nga Exit News
Basha në Vorë: 100 milion Euro në vit subvencione për fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qënë në Vorë ku u takua me fermerë të zonës.

Banorët u ankuan se nuk kanë treg për të shitur prodhimet dhe nuk kanë patur ndihmë nga shteti.

Basha u shpreh se arsyeja e mungesës së tregut për fermerët është rritja e fukarallëkut, që ka ulur fuqinë blerëse.

Më pas ai tha se qeveria e tij do të garantojë që produktet të shkojnë në treg, por edhe njerëzit të kenë mundësi ti blejnë.

Basha zbuloi planin e qeverisë së tij për të subvencionuar fermerët cdo vit me një fond prej 100 milion Eurosh.

Kjo është një nga gjërat kryesore që do të ndryshojmë me fshatin, se ne fshatin e kemi prioritet të planit tonë dhe 100 milionë euro në vit do t’i ndajmë për subvencione, domethënë në bazë të prodhimit që bën do merrni para nga shteti për të paguar të gjitha këto që thua ti, fidanët, plehrat, dapi që the,” përfundoi Basha.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>