Basha, politikanët e përfshirë me krimin duhet të dalin përpara drejtësisë

Basha, politikanët e përfshirë me krimin duhet të dalin përpara drejtësisë

“Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar”, u shpreh sot kryetari i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

Ai shtoi se opozita “do të vazhdojë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar.”Beteja vazhdon si në protesta, edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë. Mesazhi i qartë që vjen dhe nga miqtë tanë: kështu nuk do të vazhdohet më.

Basha tha se politikanët e përfshirë me bandat kriminale duhet të dalin përpara drejtësisë.

 “..Politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve.”

Gjithashtu, kryetari i opozitës tha se:

Partnerët ndërkombëtarë po ndihmojnë PD për zbatimin e sistemit perëndimor të primareve dhe zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë me sistemin “njė anëtar – një votë. Përzgjedhja e kandidatëve me përfshirjen e anëtarësisë së PD është një hap shumë i rëndësishëm, si pjesë kyçe e rrugëtimit të shpresës, që kemi nisur bashkë me shqiptarët, më 16 shkurt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>