Basha paralajmëron denoncime për kryebashkiakë të tjerë me të shkuar kriminale

Basha paralajmëron denoncime për kryebashkiakë të tjerë me të shkuar kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se do të ketë denoncime të reja për kryebashkiakë me të shkuar kriminale.

Duke folur para gazetarëve, Zoti Basha u shpreh:

Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet, bëhet fjalë për dhjetëra individë me rekorde kriminele të garuar nga Edi Rama, të kandiduar nga Edi Rama.”

Basha foli për rastin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku,  i cili nxori në pah paralizën e sistemit të drejtësisë dhe kapjes e tij nga Edi Rama. Ai dënoi  heshtjen e prokurorisë për rastin e Kajmakut duke e quajtur atë shtojcë të pushtetit të Ramës:

Dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës, ka kaluar 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Kajmaku është në shkelje të ligjit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur. Dua të dënoj heshtjen e Prokurorisë që si një shtojcë e pushtetit të Ramës sa herë i duhet atij bën lëvizje propagandistike, por tani hesht.”

Gjithashtu Basha deklaroi se në shtator do të ketë përveç protestave masive të opozitës, gjithashtu edhe prezantimin e një platforme që do parashtrojë zgjidhjet për  qytetarët.

“Së bashku me qytetarët shqiptarë përveç protestave që do të jenë edhe më të fuqishme, paralelisht me to do të fokusohemi në zgjidhjet që do tu ofrojmë shqiptarëve, zgjidhjet të cilat do të jenë  në rafshin e përditmërisë së tyre dhe nga ana tjetër do prezantojmë platformën ‘Shqipëria si Europa’. ”

I pyetur për zgjedhjet në Shkodër dhe për 13 tetorin ai deklaroi :

“13 tetori është data kushtetuese për zgjedhjet e dekretuar nga Presidenti.  Kushtetuta është e qartë, KQZ mund të bëjë zgjedhje edhe në Vietnam por nuk ka asnjë tagër të organizojë një proces kur i teket dhe si i teket, por duhet të zbatojë dekretin e Presidentit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>