Basha paralajmëron ndryshime në Bashkinë Durrës për të firmosur kontrata korruptive

Nga Exit News
Basha paralajmëron ndryshime në Bashkinë Durrës për të firmosur kontrata korruptive

Kryeministri Rama po bëhet gati të shkarkojë kryetaren e komanduar të Bashkisë Durrës, pasi ajo nuk pranon të firmosë kalimin e miliona eurove për inceneratorët. Në vend të saj, Rama do të emërojë deputeten Milva Ekonomi.

Kështu paralajmëroi kreu i PD-së Lulzim Basha, të mërkurën, në një konferencë me gazetarët.

Basha u shpreh se bëhet fjalë për firmosjen e një afere qindra milionëshe:

“Për incineratorët po bëhet gati që ta shkarkojë për herë të pestë apo të 6 kryetaren e Bashkisë së Durrësit, se nuk pranon zonja që nuk ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh se shefja e kadastrës së Vlorës.

Nuk pranon që të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek incineratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Konomin që të japë dorëheqjen si deputete dhe të komandohet atje. Ky është plani.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>