Basha — Parlamenti gjerman vendos të mos hapë negociatat me Shqipërinë

Basha — Parlamenti gjerman vendos të mos hapë negociatat me Shqipërinë

Parlamenti gjerman ka vendosur të mos hapë bisedimet me Shqipërinë. Ky lajm u bë i ditur nga Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend. Kryetari i PD-së Basha pohoi se ai ishte informuar mbrëmjen e djeshme, ashtu sikundër ishte informuar edhe kryeministri Rama.

Sipas Zotit Basha, Shqipëria nuk ka marrë  një jo të prerë por “deri sa të plotësohen kushtet, derisa sa Saimir Tahiri të futet në burg dhe Shqipëri të mos ketë një ministër të brendshëm që e harxhon kohën e tij duke mbrojtur vëllain e tij kokën e drogës në Vlorë”.

Në fjalën e tij Zoti Basha u shpreh se:

“Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmershme për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë.

Negociatat nuk happen sepse shqipëria nuk I ka plotësuar Kushtet. Edi Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, po ka gënjyer katërcipërisht.

Vendimi do të kishte qënë shumë i keq pot ë mos kishte qënë për ndikimin tonë si opozitë.

Ky vendim është vendimi i shumicës gjermane”.

Kuvendi, në një mënyrë të paprecedent, gjatë fjalës së Kryetarit të opozitës Basha ndërpreu internetin duke ndërprerë kështu transmetimin direkt të fjalës së Zotit Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>