Basha pas takimeve në Kosovë premton bashkëpunim mes dy vendeve

Nga Exit News
Basha pas takimeve në Kosovë premton bashkëpunim mes dy vendeve

“Faleminderit Kosovë”

Kështu u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një postim në Facebook, pas vizitës së tij në Kosovë.

Basha vizitoi Kosovën me ftesë të Kryeministrit Hoti ku pati dhe takime me zyrtarë të lartë të shtetit.

Gjatë takimeve, ai përshëndeti rifilllimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vënë theksin tek rëndësia e dialogut me rezultat final njohjen e Kosovës.

Kryetari PD, pohoi se bashkëpunimi ekonomik me Kosovën jetë prioritet i qeverisë së tij, ku Kosovës do t’i jepen të drejta eskluzive për shfrytëzimin e infrastrukturës portuale shqiptare dhe do të ketë bashkpunim në fushën e  energjitikës.

Basha vlerësoi rolin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës, dhe shprehu bindjen se akuzat dhe marrja në pyetje e ish-luftëtarëve të saj, ëstë process që do t’i nxjerrë ata faqebardhë, duke theksuar se askush nuk mund të njollosë luftën e drejtë per liri të UÇK.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>