Kryetari i PD-së Lulzim Basha konfirmoi se do të hyjë në Kuvend në shtator.
“Këtë betejë do ta vazhdojmë në parlament”, u shpreh Basha në fjalën e tij të shtunën në Kuvendin Kombëtar të PD-së, duke folur për programin e partisë.
Ai e akuzoi Ramën se ka marrë pushtetin përmes vjedhjes së votës.
“Misioni i Partisë Demokratike është t’ua kthejë qytetarëve kontrollin mbi shtetin e tyre. Të ndërtojmë së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë”, shtoi Basha.
Ai theksoi se do të vazhdojë përpjekjet “brenda dhe jashtë vendit, derisa ndryshimi të vijë për shumicën e shqiptarëve që e deshën më 25 prill”.