Basha për kreun e ri të AMA-s: Rama vepron kundra interesave të vendit dhe partnerëve të huaj

Nga Exit News
Basha për kreun e ri të AMA-s: Rama vepron kundra interesave të vendit dhe partnerëve të huaj

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Rama vepron kundra interesave të vendit dhe thirrjeve të partnerëve evropian.

Ai e quajti emërimin e kreut të Autoritetit të Medias Audiovizive, në kundërshtim me thirrje e BE, OSBE për shtyrje të votimi në vjeshtë, “harbouring në dëm të shqiptarëve”.

Postimi i plotë i Bashës në Twitter:

E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë“.

Kuvendi miratoi të mërkurën Armela Imerajn, drejtuesen e re të AMA-së, ndërsa shtyu për në vjeshtë zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit.

BE, OSBE dhe ambasada britanike kërkoo shtyrjen e votimit deri në vjeshtë. Ata bënë thirrje për një kandidate të pavarur dhe jopartiake.

Kandidatura e Imerajt u kundërshtua nga PD, e cila e quajti atë partiake.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>