Basha për raportin e DASH: Vendi asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave

Nga Exit News
Basha për raportin e DASH: Vendi asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi të mërkurën në lidhje me raportin e Departamentit të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria nuk ka bërë asnjë hap drejt pastrimit të parave dhe krimit financiar gjatë vitit të kaluar.

“Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave është vetë korrupsioni qeveritar i mbjellë në çdo qelizë të administratës.”, u shpreh ai duke sjellë në kujtesë përgjimet e Ndraghtesës.

Basha tha se qeveria ka vjedhur përmes koncesioneve paratë e qytetarëve, ndërsa shtoi se SPAK ka nisur hetimet për zyrtarë të nivelit të ulët në ministrinë e mbrotjes dhe jo ndaj ministres Xhaçka.

“Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj”përfundoi Basha.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për pastrimin e parave, për vitin 2020 konkludoi se “Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm drejt ndalimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020”.

Për të lexuar për gjetjet e këtij raporti klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>