
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha është i bindur se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të dëshmojnë “drejtësinë e kauzës së lirë”.
Reagimi i Bashës erdhi pas akuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër Thaçit dhe Veselit për krime në kohën e luftës në Kosovë.