Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi në mënyrë indirekte të mërkurën nga Durrësi për ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.
Ai tha se “nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash që të na ndalë”.
Basha dënoi dhunën dhe u shpreh se PD mbron demokracinë me çdo çmim.