Basha përgënjeshtron Metën për zgjedhjet e 30 qershorit

Nga Exit News
Basha përgënjeshtron Metën për zgjedhjet e 30 qershorit

Lulzim Basha përgënjeshtroi deklaratën e Presidentit Meta se opozita do të hynte në zgjedhje nëse shtyhej dita e zgjedhjeve.

“Nuk është e vërtetë që kisha dhënë premtim presidentit se do të hynim në zgjedhjet e 30 qershorit procesi erdhi pas një vendimi të madh që morëm ne, që kishte nje dhe vetem nje qëllim largimin e kësaj qeverie, shpërbërjen e parlamentit ilegjitim e çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme”, tha Lulzim Basha në emisionin Opinion.

Presidenti Ilir Meta u shpreh në emisionin “Opinion” se Zoti Basha i kishte premtuar se do të futej në zgjedhje në rast se do të shtyhej data e mbajtjes së tyre.

“I shtyva që të bënim zgjedhje gjithëpërfshirëse, kam marrë fjalën nga zoti Basha që do hyjnë në zgjedhje pastaj mbajtën atë qëndrimin ashtu e kështu…”, tha Presidenti Ilir Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>