
Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u përplasën të enjtën në Kuvend për menaxhimin e pandemisë së Covid-19.
Basha u shpreh se qeveria ka “gënjyer për ndihmën ekonomike, për rimbusimin e të prekurve nga COVID-19, për tenderat me sekretin e dosjes, por mbi të gjitha kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura, 16 mijë më shumë se mesatarja e viteve të kaluara”.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Manastirliu u përgjigj se: “E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes”. Ajo i kërkoi deputetëve të bëjnë thirrje publike për vaksinim.