Basha, plan me pesë pika për të nxjerrë bizneset nga kriza

Basha, plan me pesë pika për të nxjerrë bizneset nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha propozoi një plan me pesë pika për të nxjerrë bizneset nga kriza pas tërmetit të 26 nentorit. Në një postim në faqen e tij në Facebook ai u shpreh se mbas takimit me tregtarë dhe biznese në Durrës paraqiti pikat e mëposhtme:

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit, për bizneset e prekura.

2.Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3.Pezullimin e pagimit të kontributeve në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës kësaj periudhe.

4.Përjashtimin nga tvsh për të gjitha mjeteve që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

5.Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ai i bëri thirrje të gjitha bankave të rishohin këstet e kredive të bizneseve që janë prekur nga tërmeti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>