Kryetari i PD-së Lulzim Basha tregoi se mënyrën se si do ta menaxhonte ai pasojat e tërmetit, nëse do të ishte Kryeministër.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, të enjten, Basha tha se do t’i jepte para në dorë familjeve që ata ta ndërtonin vetë shtëpinë e shembur. Ndërsa për familjet e mbetura në çadra ai do t’i siguronte nga një kontenier me të gjitha kushtet brenda.
“Ajo që më dallon mua nga Edi Rama, nuk do të qeverisja me propagandë, do bëja punë dhe jo propagandë. Do të sigurojë që asnjë familje të mos mbetej në çadra. Unë do të blija kontenier që t’i fusja njerëzit të mbetur në çadra.
Hapi i dytë do të ishte pa asnjë vonesë procesi i drejtpërdrejtë për rindërtimin e banesave. Do t’i jepja kesh që ta ndërtojnë vete shtëpinë. Të gjitha shtëpinë do të ishin të ndërtuara. Rindërtim me kontribut financiar ndaj familjeve”.
Basha tha se ka afera të tmerrshme me procesin e rindërtimit. “Në Durrës janë grabitur trojë nga qeveria në bashkëpunim me firmat e ndërtimit”, tha Basha.