Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se do të heqë taksën e Rrugës së Kombit, në ditët e para të qeverisjes.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Basha u shpreh:
“Premtimi im qëndron, do të jetë një nga vendimet e ditës së parë, heqja e taksës së rrugës së kombi, sikundër i kam kërkuar kryeministrit Hoti që të bëjmë gjithçka për të ndihmuar turizmin në këtë kohë të vështirë. “
Basha shtoi se plani ekonomik i Hotit është shembull për mënyrën e përballimit të pandemisë. Ai shtoi:
“Dëgjova me interes nga kryeministri që vjen me përvojë politikë dhe background dhe përvojë në ekonomi, mbi planin e Kosovës sa i përket ekonomisë dhe punësimit pas pandemisë. Dua t’ju them që për ne është shembull se si Hoti po përgatitet për t’u përballur me këto pasoja. Dua të shpreh besimin tim se nën drejtimin e Hotit dhe iniciativën e tij, Kosova do të dijë t’ia dalë mbanë për të ecur përpara pavarësisht situatës politike, drejt synimit të përbashkët që është një shteti i fortë dhe demokratik, anëtar i BE dhe NATO.”