Kreu i PD-së, Lulzim Basha premtoi se në pushtet do të anullojë ligjin e arsimitbtë lartë, do të ndalojë emigrimin e të rinjve dhe do të krijojë mundësi shkollimi për të gjithë të rinjtë.
Gjatë një takimi me të rinjtë nē Farkë, Basha tha se për 8 vite rinia ka vuajtur për shkak të keqqeverisjes.
Ai tha se në pushtet do të marrë vendime të menjëhershme për të ndaluar emigrimin e të rinjve.
Kreu i PD-së premtoi mbështetje financiare për studentë nga familje me më pak se 640 mijë lekë.
“Nëse vini nga familje të cilat nuk kanë më shumë se 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura, shteti do të paguaj 100% tarifën tuaj për bachelor dhe për master”
Basha tha se programi i PD do të mundësojë përvetësimin e profesionit gjatë kohës së studimeve.
Basha përfundoi duke i kërkuar votën të rinjve për të ndryshuar vendin.