Basha premton eleminimin e pabarazisë në punësim e pagë të gruas

Nga Exit News
Basha premton eleminimin e pabarazisë në punësim e pagë të gruas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi “zhdukjen e diferencës në punësim, pagë, mirëqënie dhe dinjitet, midis burrit dhe gruas shqiptare”.

Në një takim elektoral, me gratë e Unazës së Re, Basha u shpreh se:

“Ne jemi në tratativa me institucionet europiane, me universitetet Europiane për të nisur kualifikimin e rinisë shqiptare, në mënyrë që të qëndrojë këtu, të punojë këtu, me paga dinjitoze”.

Ai sqaroi planin e PD-së për familjet e reja:

“Duke nisur nga viti ynë i parë i qeverisjes ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra për 20 mijë cifte brenda 4 viteve të para që të blejnë banesën e tyre”.

“Muaj për muaj deri sa të arrijë moshën 5-vjeçare fëmijët shqiptarë do të kenë nga qeveria një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj”, theksoi Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>