Basha premton mbështetje për çiftet e reja

Nga Exit News
Basha premton mbështetje për çiftet e reja

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria e tij do të mbështesi çiftet e reja nëpërmjet pagimit të interest të kredisë.

Gjatë një takimi me gratë, Basha tha se shteti do të paguajë 100 përqind të kredisë për 5 mijë çifte të reja.

Nga muaji ynë i parë i qeverisjes buxheti i rishikuar do të ketë mundësinë për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë e të themelojnë vatrën, strehën e tyre.”

Basha shtoi se 20 mijë çifte do të marrin një çek prej 30 mijë lekësh të vjetra çdo muaj për çdo fëmijë të porsalindur deri sa ai të bëhet 5 vjeç.

“20 mijë çifte të tilla do ta kenë katër viteve të para të qeverisjes tonë fëmijët. Fëmijët e porsalindur në moshën pesë vjeç do të marrin një cek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për muaj sepse shpenzimet e një fëmije që vjen në jetë janë shpenzimet të cilat mbi 60% e çifteve te reja nuk i përballojnë dot dhe ne duhet t’ja japim këtë mundësi dy herë.”

Basha tha se qeveria e tij do të mbështesi gratë e të rinjtë dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>