Basha premton mbrojtjen e pronës dhe votën e diasporës

Nga Exit News
Basha premton mbrojtjen e pronës dhe votën e diasporës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi të votonin Partinë Demokratike qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiran, të enjten. Ai i premtoi qytetarëve se do të mbrojë pronarët:

“Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën”.

Basha kritikoi pamundësimin e votës së emigrantëve nga qeveria dhe premtoi se ai do ta bëjë realitet:

“Dhe unë sot po të them ty dhe çdo emigranti shqiptarë, qeveria jonë do bëjë realitet. Me votimin elektronik, çdo shqiptarë do mund të votojë, përfshirë të gjithë shqiptarët e diasporës. Të gjithë bashkë më 25, numrin 9”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>