Basha premton ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Basha premton ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha premtoi se do të ndërtojë Teatrin Kombëtar aty ku ishte siç ishte.

Gjatë një takimi me artistët, Basha prezantoi programin e PD-së për artin dhe kulturën. Pikat kryesore të programit ishin:

  • Arritja e menjëhershme e nivelit të financimeve të vendeve të rajonit për artin dhe kulturë,
  • Defiskalizimi i shpenzimeve ndaj të gjithë  sipërmarrësve, të cilët marrin përsipër të financojnë dhe sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin shqiptar.
  • Pavarësia e plotë e institucioneve të artit dhe të kulturës,
  • Statusi i mbi 20 mijë individëve, artistëve shqiptarë dhe njerëzve që merren me artin dhe kulturën

Basha prentoi se do të mbështesë artistët dhe do të jetë në krahun e tyre për cilëndo sfidë.

“Zotohem para jush se me ndihmën tuaj, me angazhimin shpirtëror që sjell kujtesa e pashlyeshme e qëndresës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në të gjitha dimensionet e saj, që nga artistët më të shquar të kombit deri te qytetarët më të thjeshtë të kryeqytetit dhe atyre që vinin nga qytetet e tjera.”, tha ai.

Ai i ftoi artistët të votojnë PD-në në 25 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>