Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot se Partia Demokratike synon një hapje jo për një makijazh, por për një proces të vërtetë për aleancë me qytetarët.
“Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë i sulmuar nga elitat që kontrollojnë ekonominë, mediat po jam i bindur se bashkë me shqiptarët do t’ia dalim…” u shpreh Zoti Basha pas mbledhjes me grupin parlamentar.
Zoti Basha ftoi “këdo që është gati të japë kontributin e tij për një udhëtim që ka për pikëmbërritje jo thjesht një rrotacion politik, por një politikë në dobi të njerëzve, jo vetëm të një elite”.
Ai premtoi se do të luftojë për një Shqipëri që “afron mundësi për të gjithë, jo vetëm për një grusht njerëzish, që duan të ruajnë statukuonë”.