Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të krijojë një institucion që do të ndalojë qeverinë të marrë masa arbitrare, “të jetë arrogante dhe të bëjë gjëra të papritura në kurriz të sipërmarrjes”
Në një takim me biznesin në njësinë 7 në Tiranë, Basha premtoi se do të heqë detyrimin e fiskalizimit për bizneset.
“Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, […] Dhe kjo aferë do të hetohet deri në fund”.
Për biznesin e vogël dhe të mesëm, nga 140 milionë lekë “do ketë një dhe vetëm një masë. 0.5% tavani i xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, një pullë fiskale në hyrje të biznesit, që do të ndalojë praninë e tatimorëve”, sqaroi Basha. Ai premtoi se do të paguajë paratë për ilaçet e të gjithë personave që kanë kaluar Covid19, gjatë vitit të kaluar:
“Një paketë për rimbursimin retroaktiv me efekt prapaveprues të të gjitha familjeve të dëmtuara në financat e tyre”.