Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi të enjten se qeveria e tij do të jetë “një qeveri për shqiptarët”. Ai akuzoi qeverinë se “nuk bën asgjë për shqiptarët”, gjatë një takimi me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë ku u diskutua për pasojat e COVDI-19.
Gjatë diskutimit Basha u ndal edhe tek kriza financiare që ka shkaktuar Covid-19
Basha fajësoi qeverinw se ka keqmenaxhuar pandeminë dhe shtoi se “qeveria dhe kryeministri i kësaj pandemie zhytën familjet shqiptare në borxhe”.
Basha tha se familjet po detyrohen të marrin lekë borxh për te përballuar shpenzimet e kurimit kundër Covid-19.
“Tirana është shndërruar në një spital të madh, çdo familje, çdo shtëpi, ka të sëmurë. Ka nga ata që e paguajnë deri me jetë mungesën e mundësive financiare nga shteti”, tha Basha.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se në dy muaj dha 2 milionë euro për inceneratorët.
“Qeveria e ka mendjen tek njerëzit, jo tek shëndeti i vetë e xhepat e saj”, tha ai.
Kreu i PD premtoi se as 25 prillit Shqipëria do të ketë nivelin më të lartë të testimeve në rajon.